Google ADS

Nis takimi Kurti – Vuçiq

18:30 | 2 Maj 2023
E.H

Në Bruksel, ka filluar takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, i cili po ndërmjetësohet nga i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, do të diskutohet për draft-statutin e Asociacionit.

Përveç draft-statutit, palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës.

Takimi është i pari i nivelit të lartë politik pas pajtimit në Ohër për rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme