Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të merret sipas tij me obligimet ndërkombëtare që duhet t’i përmbushë e jo me Republika Sërpskan.
Siç tha ai për agjencinë e lajmeve Srna, Republika Sërpska nuk është për krahasim, por për vlerësim si fakt politik dhe juridik.
Kësisoj, Dodik komentoi deklaratën e djeshme të Kurtit se nuk do të lejonte krijimin e ndonjë forme të Republikës Sërpska në veri të Kosovës.
“Megjithatë, ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës”, theksoi Kurti në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”.
Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillim...
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i p...
Përurimi i Shtëpisë së Kulturës në Suharekë , Osmani: Të rin...
Stavileci: Dogana do të tejkalojë vitin e kaluar për të hyra...
Dhjetë gabime që ndikojnë në gjumin tonë dhe si t’i sh...
Një mbretëri e fshehur virusesh jeton në zorrët tona