Trafiku i brendshëm ajror i Indisë ka thyer rekordin me 4.56 milionë pasagjerë që kanë fluturuar brenda një dite.
Rekordi është shënuar më 30 prill – në ditën kur në Indi janë realizuar 2.978 fluturime.
“Rritja e trafikut të brendshëm të pasagjerëve, pas periudhës së COVID-it, reflekton rritjen ekonomike të Indisë”, ka thënë ministri i Aviacionit, Jyotiraditya Scindia.
Rimëkëmbja ekonomike e Indisë pas pandemisë ka nxitur një bum udhëtimesh.
Më shumë se 37.5 milionë pasagjerë janë transportuar nga linjat ajrore vendase vetëm në tre muajt e parë të vitit 2023.
Kjo nënkupton rritje për 51.7% krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Indisë./rel
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë