Administrata e Biden njoftoi të hënën shifra të reja të përllogaritura të viktimave nga ofensiva dimërore e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se vendi ka pësuar më shumë se 100,000 viktima që nga dhjetori dhe kjo është një sinjal kyç se përpjekja e Moskës ka “dështuar”.
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby u tha gazetarëve të hënën se Rusia ka “shteruar rezervat e saj ushtarake dhe forcat e saj të armatosura” dhe që nga dhjetori, SHBA vlerëson se Rusia ka pësuar më shumë se 100,000 viktima, duke përfshirë mbi 20,000 të vrarë në aksion.
Shtetet e Bashkuara po e përcaktojnë termin “viktimë” si të plagosur dhe të vrarë, shkruan CNN.
Kirby, i cili shërben si koordinator i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, vuri në dukje se “gati gjysma” e atyre viktimave ishin luftëtarë të Wagner.
Ai kundërshtoi një pohim të fundit nga udhëheqësi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili tha të dielën se grupi i tij kishte pësuar vetëm 94 viktima, Kirby e quajti atë “thjesht një pretendim qesharak”./abcnews.al/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...