Google ADS

Gjashtë të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

22:38 | 1 Maj 2023
E.H

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në segmentin rrugorë në Stanovc.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë,  segmenti rrugor në  Stanovc  në aksident  janë përfshirë tri vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë persona janë  lënduar”, tha Zahiti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme