Para takimit në Bruksel, Chollet flet me Kurtin për Asociacionin dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë

22:25 | 1 Maj 2023
E.H

Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje për takimin e nesërm në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, Chollet theksoi se temë ishte edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe partneriteti i fortë mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurtin për takimin e liderëve të 2 majit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja, rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë”, ka shkruar Chollet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme