Përfshihet nga flakët automjeti në Fier, shkak defekti në motor

21:28 | 1 Maj 2023
Orgesa Haziri

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotmenë Fier.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në bypassin “Mbrostar-Levan” në sensin e lëvizjes drejt Vlorës.

Zjarri në automjetin tip “Nissan” dyshohet të ketë qenë si pasojë e një defekti  në motor, ndërsa bëhet me dije se nuk ka të lënduar nga ngjarja.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme