Mikel Arteta ka hedhur poshtë nocionin se gara për titull në Premier Ligë ka përfunduar.
Pavarësisht se Arsenali kryesoi tabelën për 247 ditë këtë sezon, ata ulen në vendin e dytë për herë të parë që nga shkurti, pasi City mundi Fulham 2-1 të Dielën për të kaluar një pikë më shumë se Topçinjtë me një lojë më pak, shkruan Sky Sports.
Arsenali mund të rikthehet në krye nëse mposht Chelsean të martën mbrëma, por City do të ketë më pas mundësinë të rikthehet përpara duke fituar kundër West Ham 24 orë më vonë.
“Tani nuk është në dorën tonë”, tha Arteta. “Ajo që është në duart tona është të fitojmë ndeshjet tona. Kjo është ajo që ne përpiqemi të bëjmë dhe pjesa tjetër i takon Cityt. Unë e di se çfarë po përpiqemi të bëjmë. Kemi pjesën më të bukur të sezonit për të luajtur me pesë ndeshje për të përfunduar. Kjo nuk ka mbaruar. Do të paguaja shumë para për të qenë në këtë pozicion sezonin e ardhshëm, më besoni”.
Që Arsenali të fitojë Premier Ligën, Topçinjtë realisht duhet të fitojnë pesë ndeshjet e mbetura dhe të shpresojnë që City të rrëshqasë dy herë./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...