Google ADS

Muriqi rikthehet në 11-shen startuese kundër Bilbaos

18:27 | 1 Maj 2023
Orgesa Haziri

RCD Mallorca dhe Athletic Club  përballen me njëri-tjetrin në xhiron e 32-të të La Liga Santander.

Skuadra e Javier Aguirre humbi si mysafir ditën e fundit ndaj Atletico de Madrid në stadiumin “Civitas Metropolitano” (3-1), ndaj do të tentojë të marrë pikë ndaj skuadrës së Bilbaos dhe praktikisht të vulosë qëndrimin në ligë.

Sfida për Athletic Bilbao , nga ana e saj, është të mposhtë një ekip RCD Mallorca që ka 40 pikë në meritë dhe zë vendin e dymbëdhjetë në renditjen e La Liga Santander.

Vedat Muriqi është kërcënimi i madh i skuadrës Balearik, ku shoqërohet nga Amath, Tino Kadewere dhe Kang In Lee.

Muriqi, pikërisht, është golashënuesi më i mirë i Mallorca-s në këtë Ligë , kështu që prania e tij në frontin e sulmit do të jetë shumë e rëndësishme

Muriqi nuk luajti nga fillimi kundër Atleticos, por tani ai hynë në fushë nga minuta e parë.

Formaciont zyrtare:

Mallorca: Rajkovic, Maffeo, Raillo, Copete, Costa, De Galarreta, Morlanes, Amath, Lee Kang In, Muriqi

Image

Atletico Bilbao: Agirrezabala, Parades, Vivan, Yeray, Yuri B, Herrera, Vesga, Williams, Garcia, Berenguer, Guruzeta.

Image

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme