Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të mërkurën me 3 maj, do të raportojë para Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë lidhur me vendimin që Mali i Zi të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Lidhur me këtë, kanë reaguar ashpër një pjesë e partive në pushtet, që pretendojnë se janë shkelur procedurat, kjo për shkak se si çështje nuk është diskutuar në mbledhjen e qeverisë malazeze, raporton mediumi malazez Analitika.me, transmeton Arbresh.info.
Një hap më tej bëri Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, i cili njoftoi se do të kërkojë nga Qeveria një raport për arsyet dhe mënyrën e marrjes së vendimit për të mbështetur fillimin e procedurës për pranimin e Kosovës në KiE.
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtete anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.
Me këtë vendim, Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Këtë e bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti hap historik dhe më të rëndësishmin pas pavarësisë së vendit.
“Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, deklaroi ajo.
Kosova e kishte dorëzuar aplikimin për në KiE më 12 maj të vitit të kaluar.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...