Dëshmitari i pestë me radhë (me kodin 10), në rastin e Pjetër Shalës, gjatë dëshmisë së tij, të hënën, tha se verifikimin për personat e dyshuar se mund të kishin lidhje me Serbinë, e bënin komandantët në shtabin e logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Kukës.
Ai përmendi emrat e Xhemshit Krasniqit, Sali Saramatit dhe Afrim Hoxhës, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.
Lidhur me atë se si bëhej verifikimi, ai tha se këtë e dinë “të mëdhenjtë” dhe se tjetër informacion nuk ka.
Kurse, lidhur me atë se verifikimi bëhej me dyshimin se këta persona kishin lidhje me Serbinë, ai tha se e merrte nga vetë këta persona kur kishte qëlluar kujdestar i rojës në hyrjen e ndërtesës.
Sipas tij, këta persona nga ana e UÇK-së quheshin vetëm të dyshuar.
Tutje, ai sërish tha se herën e parë kur kishte shkuar te dhoma hetuese, dhoma kishte qenë bosh kurse herën e dytë kishte parë nga dritarja dhe se në atë vend kishte parë rreth 5 persona brenda.
Ai tha se aty kishte shkuar veç për qejf dhe jo për ndonjë arsye tjetër, duke shtuar se ‘‘jo kurgjo, veç me këqyr kush është mrena’’.
Paraprakisht, i pyetur nga ZPS se çfarë kuptimi kishin inicialet HH, SS dhe DZK. në skicën e shënuar nga vetë ai, dëshmitari u përgjigj me ‘‘nuk më kujtohet’’.
Ndërsa, pas rikujtimit nga ana e Prokurorisë me leximin e transkripteve të intervistës me ZPS-në në vitin 2019, i njëjti pohoi se shkurtesën HH e kishte pasur për Hafir Hoxhën, SS për Sali Saramatin dhe DZK për Xhemshit Krasniqin, duke i identifikuar kështu vendet ku ata kishin qëndruar, e që ishte ndërtesa me numër 4.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...