Ministri i i Ekonomisë, Hekuran Murati, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë theksuar për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike.
Ministri Murati, në pika të shkurtra ka folur për vështirësitë e furnizimit me energji elektrike në vend. Ai, ndër të tjera, theksoi arsyet se gjatë dy vjetëve të fundit vendi është përballur me një krizë energjetike, ku i gjithë kontinentin dhe jo vetëm, ka pasur vështirësi në furnizimin stabil të energjisë elektrike dhe me një çmim të përballueshëm të energjisë eklektike, por edhe për shkak të agresioni t ë paprovokuar të agresionit rus ndaj Ukrainës, raporton rtk.
“Kjo ka ndikuar të marrim hapa konkret në aspektin e rritjes së efiçiencës, të gjenerimit shtesë, por edhe të kursimit të energjisë”, ka thënë ministri Murati, derisa shtoi se një nga këto masa ka qenë edhe për subvencionimin e kursimit të energjisë, që ishte lansuar në muajin shtator fillimisht, siç tha ai, si pilotim e si testim, ku për 3 muaj të parë është financuar nga buxheti i shtetit e më pastaj është mbështetur në pako nga BE në vlerë prej 75 milionë euro, ku është paraparë, që muajt në vijim të mbulohen nga kjo pako, ku, shtoi ai, për këta katër muaj është mbuluar në shumën prej 15 milionë euro.
“Kjo është pra përmbyllja e kësaj mase të subvencionimit e cila ka qenë për periudhën e sezonit dimëror të këtij viti, teksa shtoi se do të ketë masa tjera mbështetëse nga kjo pako e BE-së, ku siç tah ai, janë paraparë 25 milionë euro, mbështetje për familjet në nevojë”, deklaroi ministri Murati.
Ai, mes tjerash, bëri të ditur numrin e familjeve që kanë përfituar nga kjo pako e mbështetjes për kursimin e energjisë elektrike, që janë rreth 200 mijë familje, teksa shtoi se janë kursyer shumë KW orë energji elektrike, duke përmendur shumën e rreth 88 milionë eurosh që nuk janë importuar për shkak të kursimit të energjisë elektrike.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...