Pikërisht me datën 1 Maj, Partia Socialdemokrate ka organizuar protestë kundër qeverisjes në vend.
Përmes një komunikate për medie, PSD ka njoftuar për arsyen e protestës e që, sipas kësaj partie, është çështja sociale në vend, derisa ka renditur një varg, siç thuhet në komunikatë, kushtet e rënda të punës, pagat e ulëta, etj.
PSD, ndër të tjera, ka potencuar premtimet e LVV-së për punëtorët për rritjen e pagave, popullatës, një jetë të dinjitetshme, por që, sipas kësaj partie, nuk janë bërë realitet.
“Ndërkohë që kryeministri pushon, dispozitat e Ligjit të Punës shkelen çdo ditë nga pronarët e mëdhenj. Pronarët me të cilët kryeministri jonë është miqësuar. Kur ishte në opozitë takohej e afrohej me sindikatat, sot i shanë e sulmon ato. Paga minimale mbetet e njëjtë. Pagë që nuk i del punëtorit me e kaluar as gjysmën e muajit. E inflacionit qeveria iu përgjigj me manipulime të shifrave. Tha që i rriti pagat, e bankomati tregoi që u ndalën shtesat”, thuhet në komunikatë.
PSD, në protestën sotme, ka përkufizuar LVV-në, si lëvizje që “ishte Viva la Revolución, u bë Viva la Vida!”/rtk
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi