Roma është duke bërë një sezon mjaftë të mirë, ku është në garë për tu rikthyer në Ligën e Kampionëve.
Giallorosët gjithashtu kanë arritur në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe janë ndër skuadrat favorite për ta fituar trofeun e dytë evropian.
Të udhëhequr nga Jose Mourinho, Giallorosët duan ta përforcojnë ekipin për sezonin e ardhshëm, pasi synimi mbetet të rikthehet titulli i kampionit në kryeqytet pas më shumë se 20 vitesh.
Reparti i mesfushës mbetet synim për tu përforcuar dhe tani trajneri Jose Mourinho ka një lojtar në listën e dëshirave për ta transferuar në afatin kalimtar veror.
Një ndër objektivat është mesfushori belg i Leicester City, Youri Tielemans i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me ‘Dhelprat’.
25-vjeçari ka vendosur të largohet në verë si lojtar i lirë dhe drejtuesit e Romës tanimë kanë kontaktuar agjentët e tij.
Vet trajneri portugez pritet të bëj të pamundurën për ta bindur Tielemansin t’i bashkohet atij në Olimpico.
Interesim për mesfushorin belg kanë shfaqur edhe skuadra tjera të mëdha si Chelsea, Arsenal, Manchester United, Barcelona dhe Bayern Munich. /Telegrafi/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...