Sot e katër vjet më parë, Messi e “bombardoi” portën e Liverpoolit

11:25 | 1 Maj 2023
A Z

Sot e katër vjet më parë, Lionel Messi pati shënuar njërin prej golave më të bukur në karrierën e tij dhe në historinë e Ligës së Kampionëve.

Shtatë herë fituesi i topit të artë, nga 25 metra kishte shënuar në cepin e portës së Alisson Becker përballë Livepoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/19.

Në atë ndeshje Barcelona kishte fituar ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0 në “Camp Nou”, megjithatë në sfidën kthyese në “Anfiel Road” gjiganët anglez u kthyen fuqishëm duke triumfuar ndaj pesë herë kampionëve të Evropës me rezultat 4-0.

Në atë edicion Liverpooli ishte shpallur kampion i Evropës, pasi në finale kishte fituar ndaj Tottenham Hotspur, me rezultat 2-0.

Të ngjashme