Rusia lëshon pesë raketa në Kramatorsk

18:20 | 30 Prill 2023
E.H

Pesë raketa goditën Kramatorsk në rajonin lindor të Donetskut gjatë natës, tha guvernatori i rajonit.

Në një deklaratë në Telegram , Pavlo Kyrylenko tha se dy raketa ranë në një fushë jashtë qytetit, dy në një zonë industriale dhe një në një zonë private.

Ai vazhdoi duke thënë se forcat ruse granatuan gjithashtu qytetin lindor të Avdiivka pesë herë.

Nuk raportohet për viktima./abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme