Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka provuar sot një prej motorëve më të famshëm të filamve hollivudianë, të llojit ”Harley Davidson”.
Haradinaj, në rrjetin social Facebook, ka treguar se ka marrë pjesë në një aktivitet të klubit “Illyrian Army” në Xërxë të Rahovecit.
”Sot në Xërxë të Rahovecit me motoristët e ‘Harley House’, në aktivitetin themelues të klubit ‘Illyrian Army’ ”.
”Harley-Davidson” është kompania amerikane e prodhimit të motoçikletave, e themeluar në vitin 1910 dhe një prej dy prodhuesve më të mëdhenj amerikanë që mbijetuan gjatë “Depresionit të madh”, krizës ekonomike të Shteteve të Bashkuara./Arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...