Kosova mbetet jashtë Kampionatit Botëror, pavarësisht lejes për udhëtim

16:07 | 30 Prill 2023
Orgesa Haziri

Kosova përfundimisht nuk do të mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit në Tashkent të Uzbekistanit.

Federata e Kosovës së boksit njoftoi dje se nuk do të mund të marrin pjesë për shkak të mospranimit të vizave nga Uzbekistani, shtet ky që nuk e njeh Kosovës.

Mirëpo, Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) të shtunën u dha leje udhëtimi boksierëve kosovarë.

FBOXK-së të dielën ka lëshuar tjetër komunikatë ku ka njoftuar për zhvillimet e fundit.

Sipas kësaj Federate Kosova nuk do të mund të marr pjesë, pavarësisht lejes së udhëtimit për shkak se nuk do të mund të arrijnë në kohë.

Kosova nuk është përfshirë as në listën e vendeve pjesëmarrëse.

Kosova deri më tani nuk ka arritur të marr pjesë në gara të shumta si Kampionati Botëror për vajza në Indi, viti 2019, 2020, Kampionati Botëror për djem në Serbi 2021 – Kampionati Botëror U18 në Spanjë – Kampionati Botëror në Indi 2023, ku iu mohua Donjeta Sadikut./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme