Në fshatin Kmetoc të Kamenicës ka ndodhur një aksident në mes dy automjeteve, si pasojë janë lënduar shtatë persona, teksa është arrestuar një tjetër.
Sipas njoftimit të policisë dy ngasësit, njëri ka qenë kosovar tjetri shtetas i Luksemburgut.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Luksemburgut. Lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...