FC Barcelona ka arritur një fitore të rëndësishme, duke iu afruar titullit kampion edhe më afër.
Ndeshja e zhvilluar në “Camp Nou”, përfundoi me rezultat bindës 4:0 përballë Real Betis.
I sapo rikthyeri nga lëndimi, Andreas Christensen e hapi llogarinë për Barcelonën.
Nga minuta e 33-të, Betisi mbeti me një lojtarë më pakë, pasi Edgar Gonzalez u ndëshkua me të kuq.
Derisa, gara për “Pichinin” vazhdon, pasi pas hat-trickut të Benzemas, ishte Robert Lewandwski që shënoi, duke e dyfishuar epërsinë e skuadrës së Xavit.
Raphinha vulosi fitoren e Barcelonës pas vetëm 45 minutave, pasi ata ishin duke udhëhequr 3:0.
Për golin e fundit krosimin e Ansu Fatit e dërgoi në portë Guido Rodriguez, i cili shënoi autogol.
Në pjesën e dytë, Barcelona inkuadroi 15-vjeçarin, Lamine Yamal, i cili u bë lojtari më i ri që debutoi për “Blaugranët”.
Barcelina janë në vendin e parë me 79 pikë, kurse Betis janë në vendin e gjashtë./Arbresh.info/
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt