Policia e Kosovës ka konfiskuar tek Ura e Bistricës 84 paketime të kafesë, të cilat po i transportonte pa dokumetacion një shtetas serb.
“Policia e Kosovës, në vazhdën e angazhimit për ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit e kontrabandës, sot tek Ura e Bistricës në veri të vendit, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte personi (M.P.) mashkull i nacionalitetit serb, i cili transportonte mallra pa dokumente. Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur (51) paketime me nga 1 kilogram kafe dhe (33) paketime me 0.70 gram kafe, për të cilat ngasësi i automjetit nuk posedonte dokumente për mallin që transportonte”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitet relevante policore, lidhur me rastin kanë kontaktuar njësitin e doganës, ku sipas procedurave të parapara është bërë pranim dorëzimi i automjetit dhe mallit tek njësitet doganore, për të vazhduar me procedura të më tutjeshme ligjore./Arbresh.info/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...