Google ADS

Kurti takoi kryetarin e Lëvizjes së Socialistëve Demokrat, ish-kryeministrin grek, George Papandreou

17:08 | 29 Prill 2023
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjithashtu takoi ish-kryeministrin grek, njëherësh presidentin e nderit të Internacionales Socialiste dhe aktualisht kryetarin e Lëvizjes së Socialistëve Demokrat, George Papandreou.

Me z. Papandreou, kryeministri Kurti pati një mëngjes pune gjatë të cilit u diskutua rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë, rajon dhe kontinentin e Evropës.

Kryeministri Kurti po qëndron në Delphi të Greqisë ku po merr pjesë në forumin vjetor ekonomik./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme