Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Italisë kanë nënshkruar marrëveshje teknike në fushën e mjekësisë ushtarake.
Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor, Enver Cikaqi, nënshkroi sot marrëveshjen në Romë të Italisë.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qellim zgjerimin e bashkëpunimi bilateral mes dy ushtrive në fushën e shërbimeve ushtarake mjekësore dhe se do të jetë qelës i hapjes së dyerve në dimensione të ndryshme mjekësore ushtarake.
Gjate kësaj ceremonie, krahas agjendës nga pala italiane delegacioni ynë ka vizituar edhe Institutin e Mjekësisë Ajrore Ushtarake.
Në këtë Institut Gjeneral Cikaqi u mirëprit nga Gjeneral Brigade Fabio Morgagni Drejtor i Institutit për Shërbime Mjekësore të Aviacionit.
Përveç takimit, stafi i këtij instituti në krye me Gjeneral Morgagnin kishin përgatit një prezantim të përgjithshëm te të gjitha kapaciteteve që ofrojnë përmes vizitave në laboratorët dhe hapësirat e ndryshme brenda objektit të këtij instituti.
Gjeneral Cikaqi dhe delegacioni i tij falënderuan palën italiane për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, me theks të veçantë për hapjen e mundësive në Fushën e Mjekësisë Ushtarake./Arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...