Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se numri i bizneseve që janë hapur në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rekord.
Murati përmes një shkrimi në “Facebook”, njoftoi se për këta tre muaj janë regjistruar 3 mijë e 86 biznese të reja.
Duke iu referuar këtyre të dhënave, Murati ka thënë se ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale.
“Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086 🏢 biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Lajmi tjetër i mirë është që në sektorin e prodhimit 🏭 janë hapur 353 biznese të reja, që e vendos si sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë. Sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që len pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me 261 biznese të hapura”, ka shkruar Murati./ Arbresh.info/
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...