Përleshen fizikisht dy arsimtare në Prizren

12:29 | 29 Prill 2023
A. B.

Dy arsimtare janë përleshur fizikisht mes vete në një shkollë në Prizren.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, ndërsa njëra ka pranuar ndihmë mjekësore.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme