Numri i aksidenteve me fatalitet vazhdon të jetë shqetësues në vendin tonë. Megjithatë, krahasuar me vite më parë, ky numër ka shënuar rënie.
Këtë e ka bërë të ditur për Arbresh.info, drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi, i cili thotë se në 10 vitet e fundit ka rënie të aksidenteve me fatalitet për 33 për qind.
“Sa i përket aksidenteve me fatalitet dhe persona të vdekur trendi nga viti 2011 dhe deri më tani shënon në rënie të numrit për çdo vit. Në këtë rast nëse i referohemi vitit të 2013, ku kemi pasur 157 persona që kanë humbur jetën, në vitin 2022 kanë qenë 106. Kem një rënie 33 për qind”, tregon Rexhepi.
Sipas tij, në rënien e numrit të aksidenteve ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe vetë Policia e Kosovës.
“Në këtë rast edhe policia ka një rol të veçantë në parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor. Kjo mund të jetë sensibilizimit ndaj projekte të ndryshme që janë bërë në institucione të ndryshme për të pasur njohuri për trafikun rrugor”, thotë ai.
Një tjetër arsye që ka ndikuar në uljen e aksidenteve, sipas Rexhepit, është edhe sensibilizimi i qytetarëve me anë të projekteve të ndryshme të institucioneve.
Por, ai thekson se aksidentet me lëndime të lehta janë në rritje për një për qind.
“Numri i personave me fatalitet, të vdekur dhe me dëme ka shënuar ulje. Një rritje e lehtë shënohet në numrin e aksidenteve me lëndime të lehta për 16 raste apo përreth një për qind”, shprehet Rexhepi.
Si pjesë e masave të marra për uljen e numrit të aksidenteve, policia sipas tij, tashmë ka në posedim pajisjet inteligjente në vetura e tyre.
Kjo është e rëndësishme, sipas drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, për shkak se lehtëson punën e policisë në komunikim në mes të qytetarëve.
“Policia e Kosovës një prej objektivave e ka dhe digjitalizimin e pajisjeve të cilat ka policia. Pajisjet të radarin e dorës, e shihni që tani policia përdorë pajisje të radarit të dorës të cilët e dëshmojnë kundër vajtjen qoftë përmes fotos apo videos dhe përmes printimit. Policia tani më ka në posedim edhe pajisjet inteligjente në veturat e tyre. Ku përmes këtyre pajisjeve identifikohet shpejtësia, shumë shpejtë do të ketë edhe ndërlidhje të tjera të pajisjeve të tjera të kontrollimit i masa mbrojtëse pikët negative, personat e kërkuar apo ata persona të cilat janë në ndalesë, dhe regjistrimi i automjeteve”, shprehet Rexhepi.
Por, sipas tij, ani pse ka ulje të aksidenteve, ende ka nevojë për shtimin e pajisjeve të sinjalizimit rrugor, për rritjen e vigjilencës së qytetarëve dhe parandalimin e rasteve.
“Ka nevojë shumë për sinjalizim, sinjalizim vertikal, horizontal, ndriçues, po ashtu nevojë edhe për vendkalime për këmbësorë, nënkalimi, mbikalime dhe ofrim i sigurisë për të gjithë pjesë marrësit në trafikun rrugor në të gjitha faktorët”, thekson ai.
Dedaj: Automjetet inteligjente kanë lehtësuar punën e policëve dhe kanë rritur sigurinë në rrugë
Mirëpo, për ekspertin e komunikacionit, Nol Dedaj koeficienti i rrezikshmërisë është i lartë, duke krahasuar Kosovën me shtetet Aziatike.
“Koeficienti i rrezikshmërisë është jashtëzakonisht i lartë, është përafërsisht me shtet Aziatike. Është shqetësuese sepse dikush e ia bënë vetës rrafsh dhe nuk jemi askund. Problemi është që jemi 1.7 milionë banorë, pastaj kemi rreth 250-300 mijë automjete. I kemi të pasiguruara rreth 100 mijë automjete”, thekson ai.
Por, edhe Dedaj thotë se me futjen e automjeteve inteligjente është lehtësuar puna e policëve dhe është rritur siguria në rrugë.
Sipas tij, me anë të këtyre pajisjeve inteligjente policëve u mundësohet që në mënyrën profesionale të identifikojnë të gjitha problemet.
“Automjete inteligjente që janë ardhur dhe shpërndarë kohëve të fundit në Kosovë, janë të mirëseardhura për shkak se mund të identifikojnë drejtuesit e veturave që kanë vepra penale në komunikacion dhe identifikohen menjëherë. Nëse ajo do të ishte marrë në mënyrë profesionale dhe mu ekzekutuar në rrugët e Kosovës e më shumë në rrugët regjionale, auto udha dhe nacionale, për shkak se mund të identifikojnë të gjitha problemet. Sigurisht që do të ndihmojë pozitivisht në sigurinë e komunikacionit rrugor, jo vetëm këtu por në komplet sigurinë publike”, shprehet Dedaj për Arbresh.info.
Por, ai shprehet i shqetësuar për muajt e verës, sepse sipas tij, në qershor, korrik dhe gusht rritet probabiliteti për aksidente.
“Ajo që është shqetësuese sot është që jemi duke u afruar qershorit muajit të korrikut dhe gushtit ku do të rriten numri i aksidenteve. Por, institucionet nuk kanë marrë asnjë masë preventive, as përmes institucioneve reklamave të ndryshme, për t’i informuar qytetarët mbi sjelljen në komunikacion”, pohon Dedaj.
Ndryshe, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, këtë vit numri i aksidenteve me lëndime të lehta, ka shënuar rënie./Arbresh.info/Diellza Gashi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...