Google ADS

Renovoi ndërtesën pa autorizim, gjobitet me 100 mijë franga

11:26 | 29 Prill 2023
A. B.

Mediat zvicerane raportojnë se Gjykata Federale zvicerane sanksionoi një grua që kishte rinovuar një ndërtesë pa autorizim.

Thuhet se zonja që posedon një ndërtesë tetëkatëshe në lagjen e Gjenevës, Pâquis, sapo është gjobitur me 100 mijë franga.

Për shkak të mosrespketimit të ligjit, Gjykata Federale zvicerane e sanksionoi rëndë atë për rinovimin e gjashtëmbëdhjetë apartamenteve pa autorizim midis viteve 2011 dhe 2015, raporton “Tribune de Genève”, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja nuk mbaroj këtu, sepse pronarja i vendosi qiratë shumë të larta, duke mbledhur në mënyrë të padrejtë 212 mijë franga zvicerane.

Ajo do të duhet ato t`ua rimbursojë qiramarrësve të mashtruar. Këshilltari shtetëror, Antonio Hodgers, i ngarkuar me departamentin e territorit, shprehu kënaqësinë e tij, pasi organi suprem ka “ndjekur plotësisht konkluzionet” e shërbimeve të tij. Ai beson se shteti është “konfirmuar në veprimin e tij për të mbrojtur banorët nga shkeljet e mundshme gjatë rinovimit të ndërtesave”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme