Google ADS

Peci shkon në Kroin e Vitakut, thotë se do ta rindërtojë shtëpinë që ia kishin djegur serbët

10:59 | 29 Prill 2023
A. B.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shkuar sot tek Kroi i Vitakut në Mitrovicë.

Nga atje ka publikuar një fotografi, që thotë të jetë shkrepur “pranë truallit të shtëpisë së gjyshit tim Asllan Asllanit, afër shtëpisë së rrënuar të Profesor Latif Berishës”.

Ai tregon se si në mars të 1999-ës urdhërzbatuesit e okupatorit dogjën dhe rrafshuan çdo gjë, por thotë se do ta ndërtojë atë.

Postimi i tij i plotë:

Në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, pranë truallit të shtëpisë së gjyshit tim Asllan Asllanit, afër shtëpisë së rrënuar të Profesor Latif Berishës.

Në Mars 99, urdhërzbatuesit e okupatorit dogjën dhe rrafshuan çdo gjë, por trollin s’mund ta marrin me vete. Shtëpinë sërish do ta ndërtojmë! /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme