Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Kijevë të Malishevës.
Dyshohet se nipi ka vrarë axhën për çështje pronësore.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka dhënë detaje për rastin. Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.
“Malishevë 28.04.2023-09:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Arbresh.info/
lexo edhe:
Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari për vrasjen e axhës së tij në Malishevë
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë