I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë Forumit Ekonomik të Delphit që po mbahet në Greqi, ka treguar rëndësinë e Marrëveshjes së 27 shkurtit mes Kosovës dhe Serbisë, që do të ketë për të gjithë rajonin.
Lajçak përmes një ‘twitt’, njoftoi se gjatë qëndrimit atje, është takuar edhe me kryeministrin Kurti, me të cilin kanë biseduar për takimin e 2 majit.
“Në një panel diskutimi rreth Dialogut dhe integrimit Bashkimin Evropian në Delphiforum, theksova rëndësinë e zbatimit të suksesshëm të Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe aneksit të 18 Marsit për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, shkroi Lajçak.
“Në Delphiforum në takimin tim me kryeministrin Albin Kurti, theksova rëndësinë e takimit të Dialogut më 2 maj. Do të jetë një hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme të shmangni çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën”. /Arbresh.info/
lexo edhe:
BE-ja konfirmon agjendën e takimit të 2 majit mes Kurtit dhe Vuçiqit
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...