Administrata Tatimore e Kosovës në tremujorin e parë të këtij viti, ka grumbulluar të hyra në vlerë prej 84 milion euro, apo 12% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014.
Me këtë trend të të hyrave, ATK është në rrugë të mirë për realizimin e objektivave operative dhe strategjike.
Përgjatë këtij tremujori, ATK-ja ka zhvilluar aktivitete mjaft të rëndësishme të cilat kanë rol të veçantë në realizimin e misionit dhe vizionit të saj si një administratë moderne.
Gjatë muajit mars është funksionalizuar Sistemi i Ri Elektronik Tatimor EDI, i cili është më i avancuar, më i përshtatshëm për aplikim në të cilin janë përfshirë veçori të reja, të cilat do të lehtësojnë deklarimin dhe pagesën e tatimeve.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban