Shumë aludime ka se çfarë do ndodhë me jetën e Luizit pas daljes nga “Big Brother”. A do rikththet në muzikë? Do shkojë në SHBA? Do jetë në ekran? Do merret me diçka tjetër?
E në fakt Luizi e ka diçka në plan. Diçka që nuk e kemi ditur. Është një ide biznies, por që ai e sheh si një investim më shumë se thjesht biznes.
Në një bisedë me Kristin, Luizi zbuloi se e ka pasur gjithnjë ëndërr të ketë një kopsht privat për fëmijë. Ai deklaroi se nëse fiton do hapë një kopsht sepse duket si kontribuon në rritjen e fëmijëve, edhe pse vetë nuk është edukator.
“E kam ëndërr, Krist! Të hap një kopsht për fëmijë. E kam pasur gjithmonë. Gjithmonë e kam pasur qejf që të hap një kopsht, të marr 4-5 edukatore, një infermiere, dy sanitare, diku tek 7-8 vetë staf dhe me kamera gjithandej, sepse janë fëmijë dhe ke përgjegjësi të jashtëzakonshme. E kam pasur ëndërr sepse më duket sikur kontribuoj në rritjen e tyre, pavarësisht se unë nuk bëj asgjë sepse nuk do të jem edukator,” tha Luizi.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...