Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në kuadër të dialogut të brendshëm me komunitetet jo-shumicë, sot gjatë ditës vizitoi bletarin Nikolla Antiq në fshatin Hajnoc të Komunës së Kamenicës, i cili është përfitues i Programit për Pagesa Direkte – Subvencione në vitin e kaluar, pra 2022, e njëherit edhe aplikues për PPD 2023, i cili gjithashtu përfituar grant nga Ministria e Bujqësisë për veprimtarinë e tij.
Me këtë rast, Peci tha se këtë vit presim rritje të numrit të aplikuesve / përfituesve nga radhët e komuniteteve, duke qenë se z. Antiq është njëri nga 1800 bujqit nga radhët e komuniteteve. “3 milionë Euro është shuma e përfituar nga komunitetet jo-shumicë, në total për sipërfaqe të mbjellura, blegtori, bletari e agro-biznese në kategorinë e subvencioneve dhe granteve”, tha ministri.
Nikolla, përveç se profesion, ai përkujdeset me pasion për bletët e tij, ku posedon rreth 100 koshere, ndërsa perveç mjaltit ai prodhon dhe nënprodukte tjera bio.
Ndryshe, në MBPZhR/AZhB jemi në proces të vlerësimit administrativ të aplikacioneve për PPD – Subvencione 2023, ndërsa përkrahja për komunitetet jo-shumicë këtë vit do të jetë më e madhe se 3 milionë Euro./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?