Google ADS

Wimbledon, nisma për të ndihmuar Ukrainën

16:41 | 28 Prill 2023
K.B

Wimbledon do të provojë të bëjë paqe me Ukrainën, pasi lejoi tenistët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në turneun e vitit 2023.

Gjë që nuk u prit shumë mirë nga Zelensky dhe tenistët Svitolina e Kostyuk. Tani turneu i Londrës po përpiqet të bëjë hapa përpara drejt ukrainasve, me masa që mund të duken si kompensim.

Pesëqind mijë paund si donacion, kosto transporti, bileta, ushqim dhe akomodim për lojtarët ukrainas. Pa flamujt dhe simbolet kombëtare, pranimi i tenistëve rusë dhe bjellorusë në shortet e meshkujve dhe femrave mund të bëhet.

Ata kanë nënshkruar një marrëveshje në të cilën bien dakord të garojnë si sportistë neutralë, të mos bëjnë deklarata në mbështetje për luftën ose qeveritë ruse ose bjelloruse dhe të mos marrin fonde nga ato dy shtete ose nga kompanitë publike të dy vendeve.

Mbështetje konkrete do të ketë edhe për popullin ukrainas.

“Në marrëveshje me LTA, ne do të dhurojmë 1 £ në fondin e Ukrainës për çdo biletë të shitur në Kampionatin e këtij viti. Do të grumbullohet një donacion prej mbi gjysmë milioni paund.

Ne do të punojmë me shoqata të ndryshme për të ftuar 1000 refugjatë ukrainas në Wimbledon, duke mbuluar shpenzimet e transportit, biletave, ushqimit dhe ujit. Për lojtarët që vijnë nga Ukraina për të luajtur në turne, LTA do të mbulojë shpenzimet për të gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit në Londër” – ka thënë presidenti i All England Club, Ian Hewitt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme