Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya.
Në takim me me z.Mikuriya, Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar të punojë ngushtë me Organizatën Botërore të Doganave për partneritet në dobi të të dy palëve, rritje të performansës doganore nëpërmjet luftimit të kontrabandës dhe lehtësimeve tregtare.
Në këtë kontekst, Presidentja tha se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë më tej me WCO në arritjen e standardeve më të larta ndërkombëtare në operacionet e saj doganore, duke përfshirë ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të saj doganor dhe përdorimin e teknologjisë.
Kosova, sipas Presidentes ka arritur ta rrisë mbledhjen e të hyrave tatimore dhe doganore, teksa agjencitë e rendit, përfshirë Doganën e Kosovës, kanë kryer me sukses operacione të mëdha kundër kontrabandës në të gjithë territorin e shtetit.
Në takim me Sekretarin e Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë kampion rajonal për sundimin e ligjit dhe ka përmendur se po zbatohen reformat që rrjedhin nga direktivat përkatëse të BE-së./Arbresh.info/
Shoqëria civile në Beograd kërkon të zbatohen marrëveshjet e...
Turqia kërkon që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë në Lind...
Rohde pas takimit me Orav: Pres që bashkërisht ta sjellim Ko...
Ronaldo mungon në fitoren e Al-Nassr
Një vit nga sulmi i Banjskës, Sveçla: Donin të aneksonin ver...
FBI: Krimet e dhunshme bien për të dytin vit radhazi