Google ADS

Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutim të kadetëve të rinj

16:21 | 28 Prill 2023
K.B

Njoftohen të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetas të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024.

Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në akademitë ushtarake të këtyre shteteve:

-Akademia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë;

-Akademia Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë;

-Akademia Ushtarake e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 02.05.2023 deri më 15.05.2023.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.

Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në web faqen e MM-së.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email: [email protected].

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme