Armend Neziri është shpallur ushtari më i mirë i vitit 2023 nga FSK-ja dhe pas tij u radhitën Sead Veseli dhe Arsim Jashari.
Çmimet u ndanë gjatë ceremonisë së përmbylljes së garës ndërkombëtare tradicionale “Ushtari më i mirë 2023” e cila u mbajt sot në kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj.
Gara “Ushtari më i mirë 2023” është realizuar nga data 24-28.2023, me pjesëmarrjen e ekipeve partnere, FSK-së dhe vendeve të rajonit.
Nënoficeri nga Kroacia Marijan Jeliq, u shpall ushtari më i mirë ndërkombëtar, i përcjellë nga Marin Volareviq dhe Eugen Zoriq, gjithashtu nga Kroacia.
Në ceremoninë përmbyllëse morën pjesë Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral brigade Stephan Osborn, zëvendëskomandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, Kolonel Skender Hoxha, oficer e nënoficerë të FSK-së dhe të partnerëve ndërkombëtarë dhe të regjionit.
Në falën e tij, gjeneral Dreshaj të pranishmit i përshëndeti në emër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari duke falënderuar secilin nga pjesëmarrësit në garën e ushtarit më të mirë 2023.
Ai theksoi rëndësinë e garës dhe bashkëpunimit rajonal, aktivitetet e përbashkëta, konkurrenca në garën e ushtarit më të mirë. Kjo, tha Dreshaj, “do të na forcojë dhe përgatitë për integrimet në NATO”.
“Sot dhe në të ardhmen, situata e sigurisë po bëhet më komplekse, prandaj e vetmja rrugë për të u përballur me këtë është të trajnohemi, ushtrojmë, edukohemi dhe të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin”, u shpreh gjeneral Dreshaj.
Kjo garë është organizuar nga Rreshter majorët e Komandave të FSK-së.
Rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka, theksoi se kjo ishte një javë e gjatë dhe me shumë aktivitete.
“Me kënaqësi ishim së bashku, njohëm njëri-tjetrin dhe shpresoj se do shihemi në gara tjera për të treguar shkathtësitë dhe përgatitjet e Forcës tonë”, deklaroi ai.
Në garën “Ushtari më i mirë 2023” morën pjesë garues nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Kanadaja, Jordania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Pjesëmarrësit garuan në disiplinat, si: testi fizik, njohuri të përgjithshme, gjuajtje me armë të gjata dhe të brezit, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.
“Pjesëmarrja e garuesve nga ushtritë e vendeve partnere dhe të rajonit në këtë garë dëshmon shkallën e lartë të bashkëpunimit me vendet partnere, që FSK e ka krijuar me disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm”, u tha në njoftimin e FSK-së. /Arbresh.info/
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu