Google ADS

LAJMI I FUNDIT/ Vrasje e rëndë në Kijevë të Malishevës

11:52 | 28 Prill 2023
A. B.

Paraditën e sotme ka ndodhur një vrasje e rëndë në fshatin Kijevë të Malishevës.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete)”.

Sipas tij, lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme