Google ADS

Mashtroi 39 persona duke iu premtuar punë jashtë vendit, arrestohet e dyshuara

10:27 | 28 Prill 2023
A. B.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona, duke ju premtuar vende pune jashtë vendit.

Policia përmes raportit ka bërë të ditur se e njëjta është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 27.04.2023 – 18:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jasht vendit. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme