Në mars të vitit të ardhshëm pritet të përfundojë projekti për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.
Punimet i panë nga afër zv/kryeministrja Balluku dhe kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Veliaj.
“Kjo hekurudhë është shumë e rëndësishme sepse lidh Tiranën me Durrësin, por jo vetëm me qytetin e Durrësit aty ku do të ndërtohet ballina ujore më e rëndësishme e Ballkanit dhe Porti i Jahteve, por do të lidhë edhe Tiranën me portin e ri të Durrësit të ndërtuar në Porto Romano, përmes nyjes së Sukthit,” – u shpreh Balluku.
Linja e re hekurudhore pritet të përfundojë në mars të 2024-ës dhe do të ketë brenda kryeqytetit 3 stacione.
“Ne në Tiranë nuk do të vazhdojmë me të pesta këto platforma dhe trase, por vetëm më një trase të trenit elektrik. Do të kemi edhe tre stacione të tjera, te ‘Josif Pashko’, te ‘Jordan Misja’ dhe në fund të Bulevardit të Ri, ose siç quhen ndryshe ‘city stations’. Për të gjithë ata që kanë një shqetësim nëse do të ketë mallra, i siguroj se jo, nuk do të ketë mallra,” – tha Veliaj.
Më trenin elektrik, kryeqyteti dhe qyteti i Durrësit do të përshkruhet për vetëm 22 minuta ndërsa aeroporti Nënë Tereza nga Tirana do të përshkuhet për 12 minuta.
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse