Google ADS

Osmani i ka dhuruar një kontigjent librash Bibliotekës shqipe të Manastirit

16:16 | 27 Prill 2023
K.B

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni të Veriut, në një ceremoni të mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Shkup i ka dhuruar një kontigjent librash Bibliotekës shqipe të Manastirit, e cila është në themelim e sipër.

Osmani ka përgëzuar nismëtaren Emira Selimi për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për hapjen e bibliotekës së parë të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit.

Tutje, Presidentja ka potencuar se kjo iniciativë studentore nuk do të mund të ndodhte në ndonjë qytet më adekuat se ai i Manastirit, aty ku edhe buron alfabeti jonë i njësuar dhe gjuha jonë e unifikuar”.

“Është gjithashtu inkurajuese që kjo iniciativë është ndërmarrë nga një vajzë, dhe besoj fort se si plot iniciativa tjera frymëzuese nga gratë dhe vajzat, impakti i saj do të jetë jashtëzakonisht i madh. Përfitimet e kësaj biblioteke janë afatgjate dhe do të shkojnë përtej brezave”, ka theksuar Presidentja në ceremoninë e dorëzimit të librave studentes Emira Selimi.

Në fjalën e saj, Emira Selimi i shprehu mirënjohjen e përzemërt Presidentes Osmani për dorëzimin e librave./Arbresh.info/



Të ngjashme