Presidenti Zoran Milanoviq ka pritur homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, i cili ndodhet për një vizitë shtetërore dyditore në Republikën e Kroacisë.
Sipas mediave kroate, Milanoviq dhe Begaj diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve mike dhe aleate të Kroacisë dhe Shqipërisë, si dhe situatën në rajonin e Evropës Juglindore dhe rrugën evropiane të Shqipërisë pasi ky vend filloi zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian vitin e kaluar.
Dhe sigurisht, temë e diskutimit ndërmjet tyre ka qenë edhe Kosova.
“Sa i përket Kosovës, Kosova është realitet, shumica e vendeve evropiane e kanë njohur, disa jo”, ka thënë fillimisht Milanoviq.
“Kroacia e njohu Kosovën ndër të parat, jo për të provokuar Serbinë, por sepse realiteti është se Kosova është pjesë e Evropës”, theksoi ai dhe shtoi se beson se të gjitha vendet evropiane do ta njohin shumë shpejt.
Sipas tij, “Serbia është në një situatë skizofrenike, ku nga njëra anë fantazon për marrëdhëniet me Rusinë, dhe nga ana tjetër duhet të jetojë në Evropë”.
Ndërsa duke folur për pritjet pas fitores së Jakov Milatoviqit në zgjedhjet në Mal të Zi, Milanoviq ka thënë se “ai ka bashkëpunuar mirë me (Milo) Gjukanoviqin”.
“E përgëzova për fitoren e tij, por do të duhet t’i përmbushë shpejt premtimet e tij. Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe këto janë obligime që duhet të përmbushen”, ka thënë Milanoviq.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...