Google ADS

Rita Ora duket elegante në të zeza

13:34 | 27 Prill 2023
A. B.

Artistja me famë botërore, Rita Ora u duk mahnitëse teksa doli nga hoteli i saj në New York City.

Rita do të publikojë albumin e saj të tretë në korrik, kishte veshur një mini-fustan të zi që vinte në pah këmbët e saj atraktive, shkruan arbresh.info

Artistja i shtoi veshjes një xhaketë sportive, ndërsa syzet e diellit me ngjyrë të verdhë dhe çizmet lëkure të zeza me shkëlqim.

Paraqitja e saj vjen pasi ajo iu dha së fundmi ndjekësve në Instagram një pasqyrë të prapaskenave të klipit të saj të ri “Praising You” të hënën.

Këngëtarja publikoi këngën e saj të re “Praising You”, një ripërpunim modern i këngës klasike të Fatboy Slim të vitit 1999, “Praise You”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme