Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gjatë ditës së sotme ajo ka realizuar takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Pas përfundimit të takimit, në konferencë të përbashkët për shtyp Kasami tha se Kosova ka qenë pika e pëbashkët e shqiptarëve në Jugosllavi.
Kasami theksoi nevojën për ndërtimine rrugës Tetovë, dhe njoftoi Presidenten për aktivitet që janë ndërmarrë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nga Tetova kanë filluar shumë procese dhe se Tetova është historia e jonë e lavdishme e përbashkët.
Osmani tha se ndër intelektualët që ka lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve është Arben Xhaferi.
“Vizita ime në Maqedoninë e Veriut është rikonfimimi i mbështetjes së procesit eurointegrues për të dyja vendet”, tha Osmani.
Osmani shtoi se ne do të mundohemi që nëpërmjet bashkëpunimit të komunave të sigurojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...