Qindra emigrantë në Kili, kryesisht qytetarë të Haitit dhe Venezuelës, sipas OKB-së, po përpiqen të largohen nga vendi dhe janë bllokuar prej javësh në kufirin midis qytetit peruan të Tacna (në jug) dhe Arica në Kilin verior.
Ndërsa autoritetet kiliane kanë ashpërsuar kontrollet e imigracionit.
Qeveria peruane kishte vendosur tashmë 200 oficerë policie për të forcuar mbrojtjen, në atë që ajo tha se ishte një goditje ndaj krimit ndërkufitar.
Të mërkurën, presidentja Dina Boluarte njoftoi se forcat e ushtrisë do të vendosen për të përforcuar policinë në pikat kufitare me Kilin, Bolivinë, Brazilin, Ekuadorin dhe Kolumbinë.
“Policia do të garantojë kontrollin e rendit të brendshëm publik me mbështetjen e forcave të armatosura,” tha ajo.
Qeveria nuk ka specifikuar se çfarë përfshin gjendja e jashtëzakonshme për sa i përket kufizimit të të drejtave dhe lirive individuale dhe as sa do të zgjasë masa./abcnews
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...