Turqia ka hedhur poshtë pretendimet në lidhje me shëndetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, duke i quajtur të pabaza.
“Ne përgënjeshtrojmë kategorikisht pretendime të tilla të pabaza në lidhje me shëndetin e Presidentit Erdogan. Presidenti do të marrë pjesë në hapjen e nesërme të centralit bërthamor [Uzinës Bërthamore Akkuyu] përmes videokonferencës”, ka thënë të mërkurën në Twitter drejtori i Komunikimit të vendit Fahrettin Altun.
“Asnjë dezinformim nuk mund të kundërshtojë faktin se populli turk qëndron me liderin e tij Erdogan dhe partinë e tij dhe ata janë vendosur të fitojnë zgjedhjet e 14 majit”, ka shtuar Altun.
Qendra e Drejtorisë së Komunikimeve për Luftimin e Dezinformimit tha gjithashtu se pretendimet e shpërndara në disa llogari të mediave sociale se presidenti Erdogan “pati një atak në zemër dhe ishte shtruar në spital” nuk pasqyrojnë të vërtetën.
Ndryshe, centrali Akkuyu në provincën jugore të Mersinit, i cili do të inaugurohet të enjten do të jetë centrali i parë bërthamor i vendit, me një kapacitet të instaluar prej 4,800 megavat dhe katër reaktorë.
We categorically reject such baseless claims regarding President @RTErdogan’s health.
The President will attend tomorrow’s nuclear power plant opening via videoconference.
No amount of disinformation can dispute the fact that the Turkish people stand with their leader and… pic.twitter.com/SSr3KaWXlS
— Fahrettin Altun (@fahrettinaltun) April 26, 2023
Projekti filloi me një marrëveshje ndërqeveritare të vitit 2010 midis Turqisë dhe Rusisë, me të gjithë impiantin që pritet të funksionojë deri në vitin 2025.
Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë e inaugurimit përmes lidhjes video, tha të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. /Telegrafi/
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...