De Bruyne “gjunjëzon” Arsenalin, City i afrohet titullit

22:58 | 26 Prill 2023
Orgesa Haziri

Manchetser City ka mposhtur Arsenalin me rezultat të thellë 4:1, duke e marrë në dorë titullin kampion në Premier League.

Pas një kombinimi të shpejt me Erling Haaland, Kevin de Bruyne e zhbllokoi rezultatin për 1:0.

City e dominoi pjesën e parë, duke pasur raste të shumëta.

Haaland pati raste fantastike, por Aaron Ramsdale nuk e lejoi norvegjezin ta kalonte.

Në fund të pjesës së parë, John Stones dyfishoi epërsinë e Cityt, kur ai shënoi me kokë.

Goli u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje, megjithatë VAR e anuloi vendimin dhe e dha golin.

Edhe në pjesën e dytë ishte De Bruyne, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje.

Arsenal shënoi golin e nderit, me Rob Holding që ngushtoi epërsinë në 3:1.

Por, Ramsdale nuk arriti ta ndal Haaland edhe në pjesën e dytë dhe sulmuesi shënoi për rezultatin përfundimtar 4:1.

Edhe pas humbjes Arsenal mbetet në vendin e parë me 75 pikë, dy më shumë se skuadra e Pep Guardiolas, por City ka dy ndeshje më pakë të zhvilluara./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme