Google ADS

Liverpool mposht Aston Villan, Chelsea vazhdon me humbje

22:35 | 26 Prill 2023
Orgesa Haziri

Liverpool ka arritur ta mposht Aston Villas, me rezultat të ngusht 2:1.

West Ham kaloi në epërsi në këtë ndeshje në minutën e 12 me anë të Lucas Paquetan.

Por kjo zgjati vetëm gjashtë minuta para se Reds të barazojnë me Cody Gakpo, i cili gjeti këndin nga 25 metra largësi.

Villa pati mundësi ta fitonte ndeshjen, por goli i Jarrod Bowen u anulua për offside.

Ishte Joel Matip, ai që ia dhuroi fitoren skuadrës së Jurgen Klopp.

Liverpool është në vendin e gjashtë me 53 pikë, kurse West Ham janë në vendin e 14-të.

Chelsea ka vazhduar me formën e dobët pasi është mposhtur nga Brentford me rezultat 2:0.

Me Chelsea që ndiqte fitoren e parë në epokën e dytë të Frank Lampard, ata mbetën prapa në minutën e 37-të kur Cesar Azpilicueta shënoi në golin e gabuar.

Derisa, Bryan Mbeumo e shënoi golin e dytë për “Bletat”.

Chelsea bie në vendin e 11, kurse Brentford janë në vendin e nëntë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme