Përballja e pestë gjysmëfinale ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës do të zhvillohet të dielën, siç edhe kishte marr vendim Federata e Basketbollit të Kosovës.
KB Prishtina fillimisht doli kundër vendimit të FBK-s që përballj të zhvillohet më 30 prill.
Por, përmes një njoftimi në Facebook, skuadra nga kryeqyteti e ka konfirmuar se kjo ndeshje do të mbahet pikërisht të dielën, me fillim nga ora 17:15.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet të enjten, por “Pallati i Rinisë dhe Sportit” atë ditë organizon ndeshjen e hendbollit mes Kosovës e Malit të Zi.
Pas katër ndeshjeve të luajtura në serinë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave, rezultati është i barabartë 2:2, derisa ekipi që fiton do të shkojë në finale.
Kujtojmë që Peja tashmë ka arritur finalen, pasi mposhti Golden Eagle Yllin./Arbresh.info/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...