Kina do të dërgojë përfaqësuesit e saj të posaçëm në Ukrainë dhe do të bisedojnë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës atje, i tha presidenti Xi Jinping, të mërkurën, homologut të tij ukrainas, raportojnë mediat shtetërore kineze.
Xi ia tha këtë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një bisede përmes telefonit, njoftoi televizioni shtetëror CCTV.
Kina do të fokusohet në promovimin e bisedimeve të paqes dhe do të bëjë përpjekje për një armëpushim, sa më shpejt të jetë e mundur, i tha Xi presidentit ukrainas Zelensky, thuhet në raport.
“Kam pasur një bisedë të gjatë dhe të rëndësishme telefonike me presidentin Xi Jinping. Besoj se kjo ftesë, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Në fillim të prillit, Xi tha se ishte i gatshëm të fliste me Zelenskyn, shkruan REL.
Zelensky i ka kërkuar disa herë presidentit kinez Xi të takohet me të, edhe pasi lideri kinez vizitoi presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, muajin e kaluar.
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...